Mediat sociale të drejtuara nga Mark Zuckerberg do të vijojnë të mbajnë të bllokuar llogaritë e Presidentit Donald Trump deri pas inaugurimit të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar vetë drejtuesi i Facebook dhe Tëitter, Zuckerberg, i cili deklaron se Trump kërkon të minojë procesin e tranzicionit të pushtetit.
“Ngjarjet tronditëse të 24 orëve të fundit tregojnë qartë se presidenti Donald Trump synon të përdorë kohën e tij të mbetur në detyrë për të minuar tranzicionin paqësor dhe të ligjshëm të pushtetit te pasardhësi i tij i zgjedhur, Joe Biden,” shkroi Zuckerberg në një postim në Facebook.
Ai shton se Trump me anë të Faceboook dhe Twitter nuk dënoi aktet në Kongres por i nxiti ato dhe shqetësoi të gjithë botën.
“Ne besojmë se është një rrezik shumë i madh që të lejojmë Presidentin Trump të vazhdojë të përdorë shërbimin tonë. Prandaj, ne jemi duke zgjatur bllokimin që kemi vendosur në llogaritë e tij për të paktën dy javët e ardhshme derisa të përfundojë tranzicioni paqësor i pushtetit“, tha drejtuesi i mediave sociale.
Platformat kryesore të mediave sociale, përfshirë Facebook, Twitter dhe YouTube, morën masa pasi Trump publikoi një video të mërkurën në mbrëmje në të cilën ai vazhdoi të pretendonte se ai fitoi zgjedhjet dhe u nxiti mbështetësit e tij që sulmuan godinën e Kongresit amerikan.