Kandidati për deputet nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët në njësinë zgjedhore nr. 1 Zulfi Adili – Qufa në fjalimin e tijë në Tubimin Qendror në Dibër thekson: “Edhe unë kamë mund të pasurohem, ashtu siç u pasuruan disa politikan të BDI-së, në emër të gjakut, të djersës, të sakrificës, por une dhe gjenerali Gëzim Ostreni ne deshtëm ta rruajm nderin, krenarinë. Në fund të fundit e ruajtëm amblemen e famshme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”. Në fjalimin e tijë Zulfi Adili – Qufa tha: “Ne dëshmuam edhe praktikisht se të drejtat e shqipëtarëve të Maqedonisë edhe nëpërmjet luftës edhe nëpëmjet paqes dijmë t’i mbrojmë edhe në institucione. Ne nuk pranuam degradimin e shqipëtarve në parlament, nuk pranuam për arësye se e dijtëm se jeta nuk është sot për nesër. Sepse edhe kur të jesh dhe mos jesh deputet të mendojsh për fëmijët. Për ata gjenerata të cilët rriten, për ata djem dhe vajza të cilët duan ardhmëri, për ata djem dhe vajza që duan të rinë këtu në Dibër”.

© fol.mk