Zv. ministrja e punëve te jashtme të Republikës së Maqedonisë znj. Arta Toçi, sot priti në takim një delegacion nga Shteti i Katarit, i udhehequr nga Ministri shtetëror për punë të Jashtme, z. Sultan Bin Saad Al Muraiki. Takimi u realizua me kërkesë nga pala e Katarit.

Diskutuan lidhur me bashkëpunimin e marrdhënieve bilaterale mes dy vendeve. Bashkëbiseduesit vlerësuan lartë bashkëpunimin e deritanishëm bilateral, si dhe potencuan mundësinë e zgjerimit te bashkëpunimit dy palësh, veçanërisht në sferën ekonomike, për cka objektivisht ekzistojnë potencijale të mëdha te pa shfrytëzuara.

Z-nja A.Toçi theksoi se Maqedonia po ndjek nga afër situatën në Rajon, me ç’rast potencoi mënyrën paqësore dhe angazhimin e ndërsjelltë te palëve, të gjejn zgjidhje për krizën aktuale në drejtim te uljes së tensioneve dhe rritjes së stabilitetit dhe sigurisë në Rajon.