Zvërlevski nëpërmjet Gjykatës Supreme përpiqet ta shpëtojë Sead Koçanin nga paraburgimi

Një javë pas takimit të avokatit të, Sead Koçanit, Nikolla Dodevski dhe prokurorit republikan, Marko Zvërlevski, me kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, nga Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit deri te Gjykata Supreme ka arritur kërkesë për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe të Gjykatës së Apelit për paraburgim të biznesmenit Koçan, shkruan A1on.

Prokuroria e Marko Zvërlevskit, për rastin “Trust” ku është i dyshuar Koçan, ndaj të cilit rast ka kompetenca Prokuroria Speciale, ka kërkuar nga Gjykata supreme që ta shfuqizojë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, ta shfuqizojë vendimin e Gjykatës Themelore dhe të Apelit dhe lëndën përsëri ta kthejë në gjykim.

Në bazë të ligjit për Prokurori Speciale, Prokuroria e Zvërlevskit, nuk ka kurrfarë kompetence ndaj rastit dhe kërkesa është e paligjshme.

Ndryshe, pronari i ”Nova TV”, biznesmeni Seat Koçan e ka braktisur vendin një ditë pasi Gjykata Penale mori vendimin për përcaktimin e masës  30 ditë paraburgim për të. Koçan është nën hetime sepse dyshohet se me dokumente të rrejshme ka formuar një konsorcium dhe ka fituar tenderin me vlerë prej 17 milionë eurove, për gërmime në kombinatin e xeheve në Manastir.