Për të shmangur një valë të dytë, Zvicra ka bërë një listë me 29 vende, duke i futur si “vende të rrezikshme”, ku shifrat e koronavirusit janë në rritje përfshir dhe Maqedonin Veriore.

Të gjithë që shkojnë në këto vende, pas kthimit duhet të vetizolohen, përcjell albinfo.ch.

Vendimi do të fillojë të zbatohet nga nesër, derisa do të zgjatë deri më 20 korrik, kur do të përpilohet lista e re, që mund të ketë ndryshime, varërisht prej situatës.

Karantinimi në këtë rast nënkupton qëndrimin mbyllur në shtëpi ose banesë dhe jo në ndonjë lokal të karantinës në kuptimin klasik.
Lista e plotë është: Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bahrejni, Bjellorusia, Bolivia, Brazili, Cabo Verde, Kili, Republika Dominikane, Hondurasi, Iraku, Izraeli, Katari, Kolumbia, Kosova, Kuvajti, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Omani, Panama, Peruja, Rusia, Arabia Saudite, Suedia, Serbia, Afrika e Jugut, ishujt e Turqve dhe Kaikos dhe Shtetet e Bashkuara.