Zvicra është shteti të cilin shumë njerëz e shohin si “vendi ideal” për të jetuar.

E ky perceptim për Zvicrën sigurisht që nuk është krijuar krejt rastësisht. Bukuritë natyrore janë vetëm një arsye më shumë për njerëzit që ëndërrojnë të jetojnë atje, por e para e të gjithave është standardi i jetesës.

Zvicra njihet si shtet ku të ardhurat mujore janë shumë të larta, jo vetëm duke e krahasuar me vendet e Ballkanit, por edhe me shtetet fqinje të saj.

Por sa janë vërtetë të larta këto të ardhura mujore apo pagat nëse i bëjmë një analizë të thjeshtë ekonomike?

Sa mund të fitoj dikush që punon me një pagë mesatare, në qoftë se aty i llogarisim taksat, sigurimet, banimin, ushqimin e shpenzimet e tjera të nevojshme për një jetesë normale.