Këshilli Federal do të analizojë sanksionet e vendosura nga BE dhe të tjerët dhe më pas do të vendosë për veprimet e mëtejshme.
Zvicra, njëherë për njëherë po përmbahet nga miratimi i sanksioneve shtesë kundër Rusisë, sanksione këto që vende të ndryshme perëndimore tashmë i kanë vendosur si pasojë e zhvillimeve në Ukrainën lindore.
Por, duke vendosur kështu, Këshilli Federal nuk dëshiron situatën që Zvicra të shërbejë si një platformë anashkaluese për sanksionet e vendosura nga BE-ja, transmeton albinfo.ch. Kështu ka njoftuar të mërkurën EDA (Departamenti Federal i Punëve të Jashtme).
Për këtë arsye Këshilli Federal do të analizojë sanksionet e vendosura nga BE-ja dhe të tjerët dhe më pas do të vendosë për veprimet e mëtejshme. Autoritetet zvicerane janë në kontakt të vazhdueshëm me disa vende për të shkëmbyer informacion mbi situatën aktuale.
Sidoqoftë, Zvicra vazhdon të punojë për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainën lindore dhe Këshilli Federal dënon veprimin e Rusisë, vazhdon komunikata nga EDA.