Edhe pse me një rezultat minimal 1-0, Zvicra ka arritur të marrë 3 pikë mjaft të rëndë në këtë fazë te Eliminatoreve të Euro 2020, ndaj Gjeorgjisë.

Edhe pse zviceranët e dominuan takimin dhe krijuan raste të shumta, goli i vetëm u shënua në pjesën e dytë. Me këtë fitore, Zvicra ngjitet në vendin e dytë në grup me dy pikë më shumë se Irlanda, ndërsa ndeshjen e fundit do ta luajë ndaj Gjibraltarit.

Ndërkohë, për Spanjën dhe Italinë, tashmë të kualifikuara, ndeshjet e kësaj mbrëmje kanë rezultuar një shëtitje. Spanja u tregua e pamëshirshme ndaj Maltës, duke realizuar 7 herë. Në anën tjetër, Italia fitoi pastër 0-3 në Bosnjë.

Rezultat të thellë arriti edhe Danimarka, e cila mposhti 6-0 Gjibraltarin.