Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për dy takimet e radhës.

Përzgjedhësi i ekipit përfaqësues zviceran, Vladimir Petkovic ka ftuar 23 futbollistë në këtë takim.

Por vetëm dy nga këta janë shqiptarë, kapiteni Granit Xhaka dhe sulmuesi i Wolfsburg, Admir Mehmedi.

Xherdan Shaqiri përsëri ka mbetur jashtë grumbullimit, ku kësaj radhe për shkak të lëndimit.Granit Xhaka dhe Albian Ajeti në grumbullimin e fundit. 

Ndërkohë ftesë nuk ka marrë për këto dy takime as sulmuesi prishtinas, Albian Ajeti.

Zvicra për muajin tetor do t’i luaj dy takimet tejet të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Helvetikët fillimisht më 12 tetor luajnë në udhëtim te Danimarka.

Ndërkohë tri ditë më vonë ekipi përfaqësues zviceran do të pres Irlandën.