Shtetasit e vendeve të treta janë dukshëm më të rrezikuar të bëhen të varur nga ndihma sociale sesa zviceranët ose qytetarët e shteteve të BE-së ose EFTA-s, tha qeveria, përcjell albinfo.ch.

Për të kundërshtuar këtë tendencë, Këshilli Federal po planifikon të prezantojë një sërë masash për të rritur punësimin në këtë grup të synuar dhe për të frenuar rritjen e shpenzimeve të ndihmës sociale nga kantonet dhe komunat.
Në të njëjtën kohë, autoritetet federale duan të përfshijnë një kriter shtesë integrimi në Ligjin Federal për të Huajt, duke u fokusuar jo vetëm te kërkuesi kryesor i punës/qëndrimit, por edhe e gjithë familja e tij.