Zvrlevski ka bërë rritje jashtë ligjore të rrogave

Duke e shfrytëzuar situatën në shtet, Marko Zvrlevski i ka ritur pagat për 20% edhe pse për këtë nuk ka të drejët kur akoma funksionon qeveria teknike, kupton A1on.

Gjatë rritjes së rrogave, prokurorët publik janë thirrur në shtesë në paga mujore për punë në kushte të veçanta, shtesë në rrogë për ekzistimin e rrezikut të lartë, shtesë në rroga për besueshmëri ose shtesë në rroga për ndrim të natës, punë në turne të ndryshme dhe punë jashtë orarit.

Këta prokurorë janë thirrur në pikën e fundit, gjegjësisht “ shtesë në rroga për ndrimin e natës, punë në turne të ndryshme dhe punë jashtë orarit” dhe u janë paguar rreth 1000 euro.

Zvrlevski kishte bërë të ndaluar që rritja e rrogave të bëhet publike pasi është joligjore dhe se kjo do të nxiste revolt tek popullsia dhe tek gjykatësit  të cilët deri më tani kanë marrë rrogë në të njejtin rang, gjykatës dhe prokurorë si dhe të punësuar në gjykatë të cilët për 62 ditë ishin në grevë pikërisht për rritjen e pagave.  Pas grevës, Zvërlevski e tërhoqi rritjen e pagave e cila tani u kthye në fshehtësi, ndërsa grevistët u quajtën të nxitur nga opozita dhe u dënuan me nga 40% të rrogës për dy muaj.