Bashkëpunimi ndërpartiak (shqiptarë) është për tu përshëndetur, sikur shqiptarët shum më herët do të uleshin së bashku ti caktojnë vijat e kuqe, sot do ta kishim gjendjen shum më ndryshe. Leni paragjykimet para kohe jeni bër si BABAVANGJA.
Ky hap i një tryeze të përbashkët gjithmonë ka qen kërkesë e popullit, nëse nuk ndodhë diçka më shum së paku do të ndikoj pozitivisht në raportet ndërpartiake, do i zbus raportet mes votuesve dhe përgjegjësija do të jet e tëgjitjve njësoj.
,,Për disa shqipfolës, edhe sikur të bëhet shqipëri e bashkuar, përsëri do flasin, do të shajnë të përçajnë sepse të tillë kan lind dhe të tillë do vdesin.
Bëhuni bashk BDI dhe ALEANCA për shqiptarë dhe vazhdoni të bëni një platformë të përbashkët e cila duhet të jet e mundëshme për tu realizuar në baz të rrethanave që jan krijuar. Është normale që në bisedime të ket edhe kompromise, me rëndësi të jeni të sinqert në zbatimin e asaj marrëveshje.
Edhe njëher po e them asnjëher më mos u ulni në tavolin me VMRO-në, ata duhet të japin llogari, duhet të shkojn në burg, çdo marrëveshje ose bashkëqeverisje me to është rehabilitim për kriminelin GRUJEVSKI.
Jepni shansin grupit tjetër LSDM, marrëveshje ne afatizime.
Topi është në duar tuaja, populli po pret zgjidhje, zhvillim, mirqenie sociale, paqë dhe qetsi./fol.mk
25.12.2016 / Abedin Zymberi/