Abedin Zymberi
Të nderuar miq, sapo kan filluar lojrat politike për zgjedhjet lokale. Tash do të ndëgjoni lloj lloj pisllëqe, lloj lloj shpifje, dezinformata.

Të gjitha kto e kan burimin te individ që punojn për dreqin.

Ju vellezër të nderuar mos bin preh e dezinformatave të portaleve që perfitojnë para duke shpifur dhe dezinformuar opinionin.

Sot u keqpërdor edhe emri im i cili buron nga një person që vetëm dreqi e din se për kë punon.

Ua bëj me dije se unë nuk jam i interesuar as me dal me votue le më të shpall kandidaturë ne kët koh të pist, në një moment kur dominon injoranca, në një kohë kur shkelet gjaku e djersa, në një kohë kur tradhëtari brenda natës shpallet patriot, kurse patrioti shpallet tradhëtarë.

Ka 3 vite që jam larguar nga politika dhe partit politike, ju kam kthyer familjes time, ju kam kthyer profesionit tim Sportit. Prandaj mos u lodhni aspak duke debatuar çajtoreve dhe kafeneve dhe nëpër FB me emrin tim, gjithçka që do të folet per mua lidhje me politikën ta dini se janë shpifje dhe dezinformata.

Vota ime dhe e familjes time nuk shkon kurrë për parti te gjakut dhe kombit tjetër. Sllupçani sa të jet jeta nuk do të lejoj që VMRO- LSDM të veprojë këtu. Sepse ky fshat asht i larë me gjak dhe akoma nuk kan humbur gjurmët e luftës së vitit 2001.