Ishte folur për qëndrimin indiferent të Bob Dylan ndaj çmimit Nobel në Letërsi, por tani ai ka vendosur ta konfirmojë me një letër mungesën në tërheqjen e çmimit. Nga zyrat prestigjoze të Stokholmit ka dalë një deklaratë që sqaron letrën e Dylan, por edhe qëndrimin që do të mbahet në këto kushte, që për hir të së vërtetës nuk janë të panjohura. Edhe më parë, ka pasur disa fitues që nuk kanë qenë të pranishëm për të tërhequr çmimin Nobel.

“Dje në mbrëmje morëm një letër personale nga Bob Dylan në të cilën ai shpjegonte që për shkak të angazhimeve të programuara, nuk mund të udhëtojë në Stokholm në dhjetor dhe për këtë arsye nuk do të mund të ndjekë Nobel Prize Ceremony. Ai theksoi, edhe një herë, që ndihet shumë i nderuar dhe që do ndihej i nderuar po të mundte ta merrte çmimin personalisht…

Laureatët që vendosin të mos vijnë janë të pazakontë, por jo inekzistentë. Në vitet e kaluara, disa laureatë, për arsye të ndryshme, nuk kanë pasur mundësi të vijnë në Stokholm për të marrë çmimin, mes tyre edhe Doris Lessing, Harold Pinter dhe Elfriede Jelinek. Çmimi u takon megjithatë atyre, siç i takon  Bob Dylan.”

Megjithatë është kërkuar fjalimi i Nobelit të Bob Dylan, të cilin ai duhet ta mbajë, është e vetmja kërkesë, brenda gjashtë muajsh nga 10 dhjetori, 2016.