Tony Bellew dhe David Haye e ka caktuar datën e ardhshme për rimeç, ku do të takohen në maj, pasi që i meçi i kaluar në dhjetor u shty.

Djaloshi nga Liverpooli, kishte mposhtur Hayen në meçin e mbajtur në fillim të këtij viti.

Rimeç ishte caktuar në dhjetor, por kjo u shty pas një aksidenti të Hayes.

Bellew nuk gjeti kundërshtar tjetër dhe u desh ta riprogramojë përballjen me Haye për 5 maj të vitit të ardhshëm dhe do të mbahet në O2 Arena.

“Jam i lumtur që kemi një datë të re për fansat e boksit. Meçi do të zhvillohet me 5 maj”, ka thënë Bellew.

“Të jem i sinqertë, unë kam pritur të boksoj në dhjetor dhe t’i kaloja pushimet me e Krishtlindjeve me familje, por mendja ime mbetet në këtë përballje dhe për këtë do ta ndëshkoj keq”.

“Tani kam një plan të qartë  për vitin 2018 dhe ky është që ta nokautoj David Hayen, pastaj edhe Tyson ‘Stavros Flatley’ Fury. Ata dhe karrierën e tyre’, ka thënë Belleë.