Cristiano Ronaldo do të rinovojë kontratën e tij, gjatë një shfaqje që do të bëhet të hënën pasdite, e organizuar nga klubi i Real Madrid. Lajmin e ka konfirmuar klubi 11 herë kampion i Europës, nëpërmjet një komunikate për shtyp. “Ylli” portugez ka arritur një marrëveshje të re që do ta mbajë të lidhur në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2021. Kontrata e tij aktuale përfundonte në vitin 2018.

Në komunikatën për shtyp të klubit “merengues” lexohej: “Eventi zyrtar për rinovimin e kontratës së Cristiano Ronaldo do të zhvillohet nesër, të hënën më 7 nëntor, në zyrën presidenciale në stadiumin “Santiago Bernabéu”. Portugezi do të firmosë për klubin tonë deri në 30 qershor 2021. Ai dhe presidenti Florentino Perez do të firmosin kontratën e re në prani të medieve.”