Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar akordin me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Edgar Çani.

Transferimi i Çanit është një nga transferimet më të mëdha të kësaj vere në futbollin shqiptar.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Edgar Çanin. Sulmuesi 28 vjeçar, i cili shënon edhe 16 prezenca me ekipin tonë përfaqësues ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me Partizanin. Pasi t’i nënshtrohet vizitave mjekësore Çani do të prezantohet ditën e hënë 7 Gusht si përforcimi më i ri i 15-të herë kampionëve të vendit”, lexohet në deklaratën e klubit kryeqytetas.