Enis Alushi dhe Albert Bunjaku mund të luajnë për Kosovën.
 
FIFA ia ka dhënë një lajm të mirë sot Kosovës. Tashmë është konfirmuar se Enis Alushin dhe Albert Bunjakun mund të luajnë për Kosovën.

Të dy lojtarët edhe më herët ishin pjesë e Përfaqësueses, derisa konfirmimi ka ardhur sot nga FIFA.

Si mesfushori (Alushi), ashtu edhe sulmuesi Bunjaku, kanë të drejtë të luajnë më 5 shtator ndaj Finlandës.

Në ditët në vijim priten konfirmime tjera.