Pas shumë javëve spekulime, Barcelona më në fund e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit francez Antoine Griezmannit nga Atletico Madridi.

Faqja zyrtare e Barcelonës ka bërë të ditur se klubi katalonas i ka paguar 120 milionë eurot për ta shkëputur kontratën e Antoine Griezmannit me Atletico Madridin. Tani, francezi është pjesë e klubi katalonas, vetëm një vit pasi i refuzoi atë në mënyrë publike.

https://mobile.twitter.com/FCBarcelona/status/1149667415564922880?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1149667415564922880&ref_url=http%3A%2F%2Fartistatshqiptar.net%2F2019%2F07%2F12%2Fzyrtare-griezmann-transferohet-ne-barcelone%2F
Griezmanni ishte pritur të transferohej në Barcelonë edhe verën e kaluar, mirëpo në fund ai e kishte publikuar një dokumentar të titullar “La Decision” (“Vendimi”), ku kishte bërë të ditur se po e refuzonte ofertën e Barcelonës dhe nënshkroi kontratë të re me madrilenët.

Megjithatë, më pak se një vit më vonë, francezi bëri të ditur se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Atletico Madridit për sezonin e ardhshëm. Sapo e konfirmoi këtë lajm Atletico Madridi, menjëherë filluan spekulimet për transferimin e tij në Barcelonë.

Por, tani gjithçka është zyrtare. Griezmanni ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin katalonas, deri më 30 qershor të vitit 2025. Klauzola e tij për shkëputjen e kontratës është vendosur 800 milionë euro.

Barcelona pritet që së shpejti ta publikojë datën dhe detajet e prezantimit të Griezmannit.