Sot në disa media u shpërnda lajmi se në hyrje të fshatit Zhelinë ka prani të madhe të forcave policore, por pa saktësuar qëllimin e tyre.

Organet e MPB-së kanë njoftuar se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi bëhet fjalë për vizitë zyrtare nga kreu i qeverisë.

Nga MPB-ja theksuan se sot do të qëndrojë në Leshnicë të komunës së Zhelinës, Kryeministri Emil Dimitriev i cili do të përcjell nga afër punimet për gazsjellësin.