Juria e UEFA-së shpall zyrtarisht golin e Shaqirit si më të mirin e Euro 2016 

Këtë e ka vendosur paneli i UEFA-s, i përbërë nga 13 emra të njohur të futbollit.

Paneli i përbërë nga Lupescu, Sir Alex Ferguson, Alain Giresse, David Moyes, Packie Bonner, Mixu Paatelainen, Savo Milošević, Peter Rudbæk, Gareth Southgate, Thomas Schaaf, Jean-François Domergue, Ginés Meléndez dhe Jean-Paul Brigger ka vendosur që goli më i bukur ishte ai i Shaqirit.