UEFA e ka dënuar Malin e Zi me një ndeshje pa shikues për shkak të thirrjeve raciste. Kjo nënkupton se dueli i 7 qershorit ndërmjet malazezëve dhe Kosovës, do të luhet pa shikues

Ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2020 do të zhvillohet pa praninë e shikuesve.

Në fakt, Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka vendosur që ta dënojë Federatën e Futbollit të Malit të Zi me një ndeshje të Kombëtares malazeze pa shikues për shkak të racizmit të përdorur ndaj futbollistëve angleze me ngjyrë.

Prandaj, ndeshja ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, që do të luhet më 7 qershor do të zhvillohet në Podgoricë pa praninë e shikuesve.

“Për shkak të shpërthimeve raciste të një numri të vogël tifozësh të paarsyeshëm, përzgjedhja jonë kombëtare do ta luajë ndeshjen e ardhshme kualifikuese përballë Kosovës pa shikues në stadiumin e qytetit në Podgoricë”, ka njoftuar Federata malazeze e futbollit