Klubi italian US Citta di Palermo apo i njohur vetëm si Palermo, zyrtarisht ka pushuar së ekzistuari pas 32 vjetësh ekzistencë.

Sot (e premte) u njoftua zyrtarisht që gjykata e falimentimit e Palermos pranoi një kërkesë nga prokurorët për të shpallur falimentimin origjinal të klubit Rosanero.

Corriere dello Sport raporton se Andrea Zamparini, djali i ish-pronarit Maurizio, bëri një ofertë prej 10 milionë eurosh për të shlyer borxhet e tyre, por u vlerësua si shifër shumë e ulët.

Palermo u themeluan në vitin 1987, duke u bërë klubi i katërt që përfaqëson Sicilinë, i pari i të cilit u krijua në vitin 1900.

Ata arritën rezultatet më të mira në historinë e Palermos, duke përfunduar në vendin e pestë në Serie A tre herë gjatë viteve 2000, përpara se të arrinin në finalen e Kupës së Italisë në vitin 2011.

Sidoqoftë, ata u përjashtuan nga Serie B për sezonin 2019-20 për shkak të parregullsive financiare, dhe një tjetër – plotësisht i ri, i quajtur SSD Palermo u pranua të fillojë garat në Serie D.