Në Kosovë kanë nisur të zyrtarizohen koalicionet parazgjedhore në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit. Ndërkohë LDK e Isa Mustafës ka shpallur Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Avdullah Hoti është zgjedhur kandidat për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, lajmi është konfirmuar nga vetë kreu i Lidhjes demokratike të Kosovës Isa Mustafa.
Në anën tjetër në vend kanë nisur të marrin formë koalicionet e para parazgjedhore në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit. Partia e bexhet Pacollit, Aleanca për Kosovën e Re konfirmoi hyrjen në koalicion ndërsa burime brenda LDK-së thonë se është marrë në konsideratë dhe një koalicion i mundshëm me vetëvendosjen pas zgjedhjeve.
Një koalicion tjetër parazgjedhor i zyrtarizuar është ai mes AAK të Ramush Haradinaj dhe Nisma-s së Fatmir Limaj.
Kosovarët do t’u drejtohen të dielën e 11 qershorit 2017, kutive të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pas shpalljes së tyre javën e kaluar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, menjëherë pas shkarkimit të Qeverisë Mustafa me anë të një mocioni të votuar në Kuvend, të iniciuar nga opozita dhe përkrahur nga PDK-ja.