Në pritje të formimit të qeverisë, me ose pa mandat të presidentit Gjorge Ivanov, nga LSDM kanë filluar të rrjedhin edhe emrat e parë të kandidatëve për ministra. Mirëpo emri i profesorit universitar Dragan Tevdovski, tani thuajse është zyrtarizuar si kandidat më serioz për ministrin e financave, kurse këtë e ka gjysmë-konfirmuar edhe vetë Tevdovski në emisionin “Analiza” në TV 24.

Përballë gazetarëve Mirce Jovanovski, Lubisha Nikollovski dhe Isen Saliu, Tevdovski ka shpalosur detaje nga pjesa ekonomike e programit qeveritar që e prezantoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

I pyetur nëse si autorë i Programit ekonomikt të LSDM-së, do të jetë ministër i ardhshëm i financave, Tevdovski nuk ka demantuar.

“Pas gjithë kësaj situate kur ekonomia është shkatërruar do të ishte marrëzi që të pranohet një post i tillë. Mirëpo çdo gjeneratë e ka luftën e vet. Gjeneratat e mëparshme kanë bë luftë për të çliruar, prandaj edhe ne si gjeneratë do të duhet të marrim përgjegjësinë që na takon”, ka thënë Tevdovski.

tevdovski