Pas përhapjes së disa lajmeve tendencioze nga një portal që synojnë të krijojnë përçarje brenda strukturave politike shqiptare, ka ardhur një reagim i fortë dhe dinjitoz nga zëvendësministrja e Mbrojtjes dhe njëherazi kryetarja e Asamblesë së Gruas në Aleancën për Shqiptarët, Elfete Ismaili.
Me një qëndrim të qartë dhe të patundur, Ismaili hodhi poshtë kategorikisht çdo aludim për dallime mes saj dhe Arben Taravarit, duke theksuar se veprimtaria politike e të dyve, udhëhiqet nga ideali kombëtar dhe jo nga spekulimet apo interesat personale.
Në reagimin e saj ajo theksoi:
“Sa do që të tentoni të postoni të tilla gënjeshtra, kot e keni! Arben Taravari dhe Elfete Ismaili janë në një vijë kombëtare dhe politike! Vazhdojmë, pa përkulje!”
Ky reagim dëshmon qartë vendosmërinë e zëvendësministres për të mos lejuar që dezinformimi dhe përpjekjet për diskreditim të cënojnë unitetin dhe idealin për të cilin ajo angazhohet çdo ditë me përkushtim.
Elfete Ismaili, një ndër zërat më të guximshëm dhe më të qartë në politikën shqiptare, riafirmon se nuk ka vend për lojëra të ulëta kur në qendër të misionit qëndron e ardhmja dhe mirëqenia e popullit shqiptar.