Ministria për Punë të Brendshme njofton se edhe gjatë ditës së djeshme (05.02.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë janë regjistruar 100 shkelje të rregullave të trafikut.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 100 gjoba, nga të cilat 14 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 12 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për mosvënien e rripit të sigurisë…”, thonë nga MPB.
Nga ky dikaster u bëjnë thirrje shoferëve të respektojnë rregullat e trafikut për të rritur sigurinë në trafik dhe për të kontribuar për rrugë më të sigurta.