Qytetarët serbë që jetojnë në katër komunat veriore të Kosovës duket se janë goxha të interesuar për t’i konvertuar patentë-shoferët në RKS.
Kështu të paktën thonë shifrat e publikuar nga policia.
Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut Veton Elshani, tha se deri më tani 1 mijë e 408 qytetarë serbë në atë zonë i kanë marrë patentë-shoferët RKS.
“430 në Leposaviq, 465 në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok 248 dhe Zveçan 265. Derisa vetëm nga fillimi i korrikut, 9 në Leposaviq, 17 Mitrovicën e Veriut, 14 Zubin Potok dhe 18 në Zveçan”, tha Elshani.
Elshani theksoi se procesi po ec mirë.
Derisa nga 9 maji kur edhe ka nisur procesi i konvertimit të patentë-shoferëve në tërë territorin e Kosovës kanë shprehur interesim gjithsejt 1 mijë e 713, qytetarë serbë.
Afati i fundit për këtë proces është 9 gushti.