E martë, 8 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoni17-vjeçari nga Kalishta e Strugës kapen me nje qese me marihuanë në...

17-vjeçari nga Kalishta e Strugës kapen me nje qese me marihuanë në kufirin e Tabanocës

Më 05.04.2025, në pikën kufitare Tabanoc është realizuar një kontakt zyrtar mes udhëheqësve të PK Tabanoc dhe PK Preshevë, për dorëzimin e një fëmije në rrugë policore. Gjatë kësaj procedure është pranuar një shtetas maqedonas, 17-vjeçar, nga fshati Kalishtë, rajoni i Strugës.

Nga ana e zyrtarëve policorë serbë, gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimeve kufitare, te i mituri është gjetur një qese PVC transparente në të cilën kishte një substancë bimore me ngjyrë të gjelbër, për të cilën dyshohet se është drogë narkotike – marihuanë.

Janë njoftuar Departamenti Operativ në QR Veri dhe SPB Kumanovë, si dhe inspektorët për delinkuencë të të miturve, dhunë në familje dhe njësia për narkotikë në SPB Kumanovë.

Pas udhëzimeve të marra, dhe për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal të RMV-së, i mituri me një vërtetim për dorëzimin e personit, është dorëzuar te inspektorët për delinkuencë të të miturve dhe dhunë në familje në SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments