Më 17.02.2026, në ora 20:40, në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë, kanë privuar nga liria personin L.S.(18) nga fshati Odri.
Gjatë kontrollit në komunikacion është konstatuar se ai drejtonte mjetin motorik të udhëtarëve “Volkswagen Eos” me targa të Tetovës, pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar, ndërsa L.S. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

