8 C
Tetovo
E premte, 8 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoni296 shqiptarë të avancuar dhe të punësuar në MPB!

296 shqiptarë të avancuar dhe të punësuar në MPB!

Ministria e Punëve të Brendshme ka realizuar një ndër avancimet më të mëdha brenda këtij institucioni, duke sjellë një hap të rëndësishëm drejt barazisë dhe përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në administratën shtetërore.

Gjatë javëve të fundit janë finalizuar gjithsej 296 avancime dhe punësime të reja, të gjitha nga radhët e shqiptarëve, konkretisht: 147 avancime për të punësuar me arsim të lartë (fakultet), 111 avancime për punonjës me arsim të mesëm, dhe 38 punësime të reja brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Këto rezultate vijnë si rrjedhojë e një angazhimi të drejtpërdrejtë institucional për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve dhe trajtimin me dinjitet të punonjësve që për vite me radhë janë lënë në harresë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka udhëhequr këtë proces në mënyrë të përkushtuar, duke mundësuar që përmes kritereve të qarta, të vendoset një standard i ri profesionalizmi dhe barazie në këtë institucion të rëndësishëm. Ky hap konfirmon qartë se aty ku ka vullnet politik dhe institucional, rezultatet nuk mungojnë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments