Modernizim dhe pranim i 300 ushtarëve të rinj në Armatën e Maqedonisë së Veriut. Këtë mes tjerash e paralajmëroi sot ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, raporton Portalb.mk.
Ministri tha se nga viti i ardhshëm do të fillojnë procedurat për pranimin e 300 ushtarëve të rinj profesional.
“Vitin e ardhshëm do t’i publikojmë të gjitha këto të dhëna, 300 ushtarë të rinj profesional dhe çdokush që dëshiron të jetë pjesë e Armatës, kuptohet do ta shohë shpalljen dhe do të paraqitet. Në këtë mënyrë, e rrisim përfaqësimin në Armatë, por edhe e përmirësojmë gatishmërinë tonë luftarake”, tha Misallovski.
Ai tha se vendi e ka plotësuar kushtin e NATO-s që buxheti për mbrojtje të jetë minimalisht nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV).
Ai mes tjerash shto se një e treta do të ndahet për modernizimin e ushtrisë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte së fundmi deklaroi se anëtarët e aleancës së shpejti do të diskutojnë rritjen e objektivave të shpenzimeve të mbrojtjes përtej 2% të PBB-së aktuale, pasi ky nivel është i pamjaftueshëm për të garantuar sigurinë afatgjatë. Por, nga ministria e Mbrojtjes për Portalb.mk, thanë se buxheti për vitin 2025 pritet të arrijë në minimalisht 2% të PBB-së për mbrojte.
Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, i cili aktualisht është në procedurë parlamentare, pritet të jetë 20.450.820.000 denarë. Krahasuar me buxhetin e miratuar për vitin 2024, i njëjti pritet të rritet për 322.360.000 denarë.
Maqedonia e Veriut ka mbushur mbi 4 vjet që është pjesë e NATO-s. Më 27 Mars 2020,vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s.