Më 16.11.2025, rreth orës 12:40, në SPB Shkup është raportuar se në një shtëpi në rajonin e Draçevës është gjetur i vdekur M.A. (55) nga Shkupi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen, pa shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Një ekip hetimor nga SPB Shkup ka kryer ekspertizën në vendngjarje.

