Binjaket Jana dhe Jovana janë dy pacientet e para që pranuan sensorët për matjen e sheqerit në gjak pa dhimbje. Ato për 12 vite janë me diabet, ndërsa sipas tyre kjo mënyrë e matjes së sheqerit në gjak ua lehtëson jetën atyre dhe të prindërve.
“Jam me diabet për 12 vite dhe sot është një ditë e madhe për ne pasi në vendin tonë nuk mund të bliheshin sensorë dhe kjo do të ndihmoje shumë dhe shpresoj të marrim edhe në të ardhmen pasi na kanë ngelur edhe dy vite me sensor e me pas vaksinim”, tha Jana pacient me diabet.

Jam me diabet për 11 vite dhe në fëmijëri të gjithë na pranuan si diabetik, tani do të jetë pa dhimbje dhe prindët do e kontrollojnë dhe nuk do të duhet të zgjohemi ora tre në mëngjes”, u shpreh Jovana – pacient me diabet .

Përveç Jenës dhe Jovanës kishte edhe fëmijë tjerë të cilët pritnin në radhë që të marrin sensorët e tyre.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, njoftoi se janë blerë sensorë për 650 pacientë, përkatësisht për fëmijët dhe të rinjtë deri në 18 vjeç me diabet tip 1.

“Këto sensorë ishin vetëm ëndërr dhe sot janë realitet dhe për ne si Ministri e Shëndetësisë është shumë e rëndësishme ardhmëria e vendit dhe ato janë këto që i shohim këtu më të dashurit”, nënvizoi Fatmir Mexhiti – ministër i Shëndetësisë.

Sipas ministri Mexhiti sensorë do të marrin edhe gratë shtatzëna dhe të verbrit ndërsa sensorët e tjerë do t’i jepen Klinikës Universitare për endokrinologji. /Alsat.mk