8 C
Tetovo
E premte, 11 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoni70 shqiptarë punësohen në Osllomej, drejtori nga VLEN jep lajmin

70 shqiptarë punësohen në Osllomej, drejtori nga VLEN jep lajmin

Një ditë e rëndësishme për Kërçovën: 70 kontrata pune (60 + 10) u nënshkruan sot me qytetarë të përkushtuar, të cilët do të kontribuojnë në arsim, mirëmbajtje, ushqim dhe siguri, shtylla themelore për të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve në vendlindje.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i TEC Osllomej, Agim Sadiku, i cili theksoi se kjo është një dëshmi e qartë se Qeveria VLEN po bën punë, jo propagandë.
“Zgjodhëm durimin përballë fyerjeve, punën përballë përtacisë dhe heshtjen përballë zhurmës. Ata shpifin, ne ndërtojmë. Ata sulmojnë, ne krijojmë mundësi”, u shpreh Sadiku.

Ai shtoi se Kërçova po kthehet në shembull të zhvillimit dhe dinjitetit, falë politikave të përgjegjshme që investojnë te qytetari, jo te militantët e partisë. “Sot është një moment kulmor për ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe me dinjitet për çdo familje kërçovare”, përmbylli drejtori Sadiku.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments