8 C
Tetovo
E premte, 11 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoni74-vjeçari nga Reçica e Vogël arrestohet për ndezjen e qëllimshme të zjarrit...

74-vjeçari nga Reçica e Vogël arrestohet për ndezjen e qëllimshme të zjarrit në arën e tij në Tetovë

MPB njofton se më datë 10.07.2025 në orën 21:00 pranë një pompe benzine në Tetovë, efektivët e policisë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin S.S. (74) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës.

Ai rreth orës 20:00, po kryente punë bujqësore në arën e tij në Tetovë dhe duke vepruar kështu, i vuri flakën barit të thatë dhe mbeturinave në tre vende në arë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë privuar nga liria personin S.S., ndërsa zjarri u shua nga Njësiti i Zjarrfikësve të Tetovës. S.S. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 288 të Kodit Penal, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments