8 C
Tetovo
E martë, 7 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoni“80% e profesorëve nga BDI” – Mehazi: Protesta s’është vetëm e studentëve,...

“80% e profesorëve nga BDI” – Mehazi: Protesta s’është vetëm e studentëve, por pasojë e një sistemi të vjetër

Në Shkup kanë protestuar studentë shqiptarë nga UT, UEJL dhe UNT, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Ata kërkuan gjithashtu dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov, pas deklaratës së tij kundër përdorimit të shqipes në këtë provim, duke theksuar zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Protestën e ka mbeshtetur edhe Universiteti i Tiranës.

Profesori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë të vonuara dhe lidhen me paqartësinë e statusit të gjuhës shqipe që nga Marrëveshja e Ohrit. Ai kritikon politikanët shqiptarë për pranimin që provimi juridik të mbahet në maqedonisht, duke theksuar se kjo është bërë për përfitime karriere, ndërsa sot universitetet shqiptare janë vendi kryesor i punësimit për anëtarët e Bashkimi Demokratik për Integrim. “Këto protesta të studentëve shqiptarë në RMV është dashur të mbahen para njëzet viteve më parë, janë të vonshme, për shkak se statusi i gjuhës shqipe është i paqartë që nga Marrëveshja e Ohrit e deri më sot. Kërkesat, parolat, protesta e studentëve që provimi i jurispondencës të mbahet në gjuhën shqipe është dhuratë e paraardhësve politikë të cilët heshturazi janë pajtuar që studendët e drejtësisë t’i nënshtrohen provimit maqedonisht e jo në gjuhën amtare. Dhe vetë drejtuesit e BDI-së këtë provim juridik e kanë dhënë në maqedonisht vetëm për një shkak, që pas provimit të avansohen nëpër institucionet shtetërore e arsimore. Themi kështu pasi pas shkuarjes në opozitë si çerdhe e vetme e të punësuarve të BDI-së janë universitetet shqiptare në RMV”, thotë ai.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments