Gjatë natës (8 nëntor), rreth njëzet minuta pas mesnate, në rrugën “179” në Tetovë, zyrtarë policorë të SVR Tetovë kanë privuar 45-vjeçarin B.S. Gjatë kontrollit të kryer në një taksi me targa të Tetovës, të cilën ai e drejtonte, iu gjet kokainë.

Personi është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet raport përkatës.