MPB informon se dje në ora 15:45 në Tetovë, zyrtarë policorë të Tetovës, pas vendimit të mëhershëm të lëshuar nga Gjykata Themelore Tetovë për zbatimin e masës edukative në institucionin korrektues në Tetovë, kanë ndaluar një të mitur 16 vjeçar nga Tetova, i cili ishte në kërkim për përfshirje në disa krime.
Personi është dërguar në Qendrën Korrektuese Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.