Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (12.11.2023) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 230 gjoba, prej të cilave 102 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 18 sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë. shkruan Alsat.
Sipas raportit të MPB-së, janë shqiptuar dhe 6 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 3 sanksione për kalim në semafor të kuq, 13 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit…
MPB apelon qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. /Alsat.mk