PRESIDENTI TURK PERSERITI QENDRIMIN E TIJ SE HAMASI NUK ESHTE ORGANZIATE TERRORISTE
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar kryeministrin Netanjahu dhe e ka akuzuar Tel Avivin se ka bomba bërthamore.Gjatë fjalimit të tij në parlament ai përsëriti qëndrimin e tij se Hamasi nuk është një organizatë terroriste.
Presidenti turk Tajip Erdogan e ka cilësuar Izraelin një “shtet terrorist” që kryen krime lufte dhe po shkel ligjin ndërkombëtar në Gaza.Duke folur para ligjvënësve në mbledhjen javore parlamentare të Partisë së tij AK, theksoi se se në Gaza po bëhet genocid.
“Ne po përballemi me një gjenocid. Prandaj, tani, qindra, mijëra avokatë (po e çojnë) këtë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Dhe për shkak se ai (Izraeli) po kryen një gjenocid të tillë, ne do të bëjmë një përpjekje për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm në lidhje me gjenocidin dhe për të bërë njoftimin e nevojshëm” – tha Taip Erdogan.
Erdogan i bëri thirrje gjithashtu kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të tregojë nëse Izraeli ka bomba bërthamore apo jo.
“Unë po i bëj thirrje Netanyahut nga këtu: a keni një bombë atomike apo jo? Thuaje nëse guxon. Por ai nuk mundet. Izrael! Ti ke një bombë atomike, një bombë bërthamore dhe ju po kërcënoni me këtë. Ne i dimë këto. Dhe fundi juaj tani po vjen. Pa marrë parasysh nëse posedoni një bombë bërthamore, zotëroni çfarëdo që zotëroni, por ju jeni të rrënuar” – tha Taip Erdogan.
Izraeli nuk e pranon publikisht se ka armë bërthamore edhe pse Federata e Shkencëtarëve Amerikanë vlerëson se Izraeli ka rreth 90 koka bërthamore.