MIGRANTËT NË KAMIONIN ME TARGA GREKE

Gjashtë migrantë nga Iraku janë zbuluar në një kamion gjatë kontrollit nga ana e ekipit mobil të Drejtorisë së Doganave në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”.

Migrantët, ishin kapur në një automjet transporti me targa greke që drejtohej nga një shtetas grek – njoftojnë nga Drejtoria e Doganave.

Rasti ishte zbuluar pasi inspektorët e Departamentit operativ gjatë kontrollit të detajur kanë vërejtur se ka riparime të konstruksionit fabrikor të kamionit.

“Malli ose 23 ton komposto pjeshke, gjysmërimorkioja me vlerë 2.3 milion denarë, përkohësisht janë konfiskuar. Në Gjykatën Themelore – Gjevgjeli janë dorëzuar procedura përkatëse kundërvajtëse për shkak të shkeljes së nenit 267 dhe 269 të ligjit Doganor” – thonë nga Drejtoria e Doganave.

Drejtoria e Doganave thotë se gjashtë migrantët janë dorëzuar në MPB.