Në vend u organizuan manifestime të shumta për të shënuar Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe. Aktivitete përveç Manastirit pati edhe në Shkup. Në akademinë solemne me rastin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit, të organizuar nga Qeveria, ishte i pranishëm i gjithë kreu shtetëror dhe përfaqësues të partive politike. Ndërkohë nuk munguan as urimet nga politika në shënimin e përvjetorit të Kongresit të Manastirit.
Nga ana tjetër në Kuvend u nda çmimi shtetëror “22 Nëntori”. Fitues këtë vit janë Agim Vinca, studiues dhe shkrimtar dhe Ahmet Selmani, shkrimtar. /alsat.mk