Këshilli i Prokurorëve Publik shkarkoi nga detyra e prokurores Villma Ruskovskan, ish udhëheqëse e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. Këshilli ka vlerësuar se Ruskovska nuk ka vepruar në përputhje me dispozitat ligjore gjatë bastisjes së kryer ndaj ish drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muarremi. Këshilli nuk morri parasysh ankesën e Ruskovskas dhe kaloi direkt në votim, ndërsa në mbledhjen paraprake të karakterit të mbyllur kishte shqyrtuar konstatimet dhe procesverbalet nga komisioni disiplinor kundër saj.
E pyetur nga Alsat për të komentuar vendimin unanim të këshillit, Ruskovska tha shkurt se “ishte e pritshme, por nuk e dija vetëm datën se kur do të ndodh”.

Procedura ndaj Ruskovskas ishte ngritur nga kryeprokurori në largim, Ljubomir Joveski. Bashkë me Ruskovskan në vërejtjen disiplinore të Joveskit ishin përfshi edhe dy prokuroret tjera, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifoska. Bazë për të ishte bastisja në zyrat e drejtorit të Policisë Financiare verën e vitit 2022. Muarremi kishte paditur Ruskovskan për shkak se sipas tij e njëjta ka vepruar në kundërshtim me ligjin, pasi mbi bazën e një denoncimi anonim ka ndërmarrë veprime para-hetimore të cilat nuk janë vlerësuar dhe shqyrtuar paraprakisht. Me vendim të këshillit, prokurorja Trajçeva u gjobit me 30 për qind të pagës për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ruskoska gjatë mandatit të saj u njih për ndjekjen e veprave të rënda, në mesin e tyre edhe akuza kundër ish prokurores speciale, Katica Janeva. /Alsat.mk