Sektori për Punë ët Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme është regjistruar një përleshje fizike mes katër personave në fshatin Pirok të Tetovës. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.
“Dje (14-dhjetor) në ora 12:55 në SPB-Tetovë është raportuar se në fshatin Pirok të Tetovës është prishur rendi dhe qetësia publike nga një konfrontim fizik në të cilin kanë marrë pjesë katër persona, nga ky fshat për shkak të marrëdhënieve të tyre të pazgjidhura pronësoro-juridike për të cilat ata ishin në një proces gjyqësor. Dhjetë minuta më vonë, dy nga të përfshirët në përleshje, F.I.(29) dhe K.I.(25) vetë janë paraqitur në Njësinë e Policisë Kamnjan dhe më pas janë siguruar edhe dy personat e tjerë të përfshirë ën konflikt. Rasti është duke u zbardhur plotësisht dhe ndaj pjesëmarrësve në përleshje do t’u përgatiten parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.