Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror mëngjesin e sotëm i ka dërguar njoftim drejtorit të M-NAV, Fahrudin Hamidi ku kanë njoftuar se do të hyjnë në grevë nga 31 dhjetori, festa e Vitit të Ri, deri më 2 janar, nëse nuk i tërheq dy konkurset për punësim, që sipas tyre, i ka shpallur fshehurazi, përcjell TV21. Sipas Aleksandar Tasevskit, kryetar i Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, menaxhmenti nën udhëheqjen e drejtorit Fahrudin Hamidi e ka shkelur marrëveshjen e arritur para ministrit të transportit Bllagoj Boçvarski, dhe para festave ka shpallur konkurs për punësim për njerëz joadekuatë.

Tasevski thotë se në njërën nga konkurset kërkohet “asistent biznesi” ndërsa me tjetrin synohet që ish drejtori Migjen Selmani të punësohet në M-NAV, si “këshilltar për resurse njerëzore”.