Tetova ditëve të fundit ka marrë një pamje më ndryshe, si në aspektin e zbukurimit dhe mbushjes së dyqaneve, por edhe ardhjes së mërgimtarëve, shkruan Alsat.
Zejtarët thonë se bizneset kanë filluar ta ndjenjë këtë injeksion pozitiv nga ardhja e mërgimtarëve . Çmimet thonë zejtarët, nuk janë rritur këtë sezon.
“Menjëherë shihet dallimi se kanë ardhur kurbetqarët, ka ndikim pozitiv. Do jetë një injeksion i mirë për ekonominë tetovarë, kemi edhe këta që kanë punuar në detra që kanë ardhur, edhe mërgimtarët nga Evropa pra do jetë një infuzion i mirë për Tetovën”, tha Mensur Arifi, Kryetar i Shoqatës së Zejtarëve të çarshisë së Tetovës.
Por banorët thonë se çmimet për ta janë të papërballueshme.
“Kjo është e vërtetë se me ardhjen e mërgimtarëve tregtarët furnizohen por edhe hypin çmimet për ti kompensuar atë që se kanë pasur gjatë vitit, por për ne është rëndë këtu. Megjithatë, menjëherë shihet një gjallëri e madhe nëpër dyqane qytete e kështu me radhë. Mërgimtarët mirë se na vijnhë kurse për neve do vazhdojmë siç kemi qenë deri tani”, tha një banor.
“Normal çmimet sjanë të larta për mërgimtarët se kana para e blejnë, e për ne këtu që jemi vetëm se i presim të na vijnë t`iu gëzohemi se tjetër s`ka”, u shpreh një banor tjetër.
“Çmimet për neve sidomos që marrim pensione vaj halli për neve. Ata që janë me kurbete mirë janë por për ne ska ku shkon ma lartë çmimet”, theksoi një banor.
“Normal çmimet për ne janë të shtrenjta. Ngritët çmimi për çdo gjë në përgjithësi, pardje edhe cigaret na u shtrenjtuan”, u shpreh një banor.
Problem i vetëm edhe këtë sezon dimëror të ardhjes së mërgimtarëve, mbetet komunikacioni i ngarkuar.
“Ndërkohë, nga komuna, pritet që pas lëshimit në pushime të nxënësve të lëshohen edhe oborret e shkollat që do shërbejnë si parking shtesë për makinat gjatë kohës së ardhjes së mërgimtarëve”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani./ Alsat.mk