Partia politike “E djathta”, kryetar i së cilës ishte Lupço Palevski Palço, vazhdon të funksionojë pa probleme edhe përkundër thirrjeve për çregjistrimin e saj. Regjistrin e partive e mban Gjykata Themelore Civile, nga ku bëjnë të ditur se asnjë institucion kompetent nuk ka kërkuar fshirjen e “Të djathtës”.

“Gjykata Themelore Civile e cila mban regjistrin e partive politike, deri në momentin e dhënies së kësaj informate nuk ka pranuar asnjë propozim nga institucionet kompetente lidhur me fshirjen e partisë politike “E djathta”. Gjykata ka kryer disa fshirje të partive politike dhe fshirja e fundit është bërë më 26 shtator të vitit 2023. Arsyet më të shpeshta për fshirjen e partive politike janë mosrespektimi i Ligjit të Partive Politike”, thonë nga Gjykata Themelore Civile.

Një nga mundësitë për fshirjen e partisë nga ky regjistër është kur Gjykata Kushtetuese konstaton se programi ose statuti i partisë politike nuk është në përputhje me Kushtetutën. Për momentin në Gjykatën Kushtetuese nuk është ngritur asnjë iniciativë për partinë “E djathta”. Presidenti Stevo Pendarovski së fundi në një intervistë televizive ka thënë se partia duhet të fshihet, nuk vepron sipas asaj që është ka deklaruar dhe ka bërë procese që janë kundër rendit kushtetues të shtetit. Ministri Oliver Spasovski ishte i pari që kërkoi fshirjen e partisë së djathtë me në krye Palçon.

“Paqja, stabiliteti, siguria nuk mund të kërcënohen nga askush. Një fole e tillë kriminale duhet të prishet deri në fund dhe partitë e tilla politike që e bëjnë këtë, siç është formuar ajo, duhet të çregjistrohen”, deklaroi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Pas vrasjeve të tmerrshme, në profilin e partisë “E djathta” në Facebook është bërë e ditur se, sipas Statutit të Partisë, anëtarësimi, funksionet dhe aktivitetet, siç thonë të të akuzuarve do të ngrihen deri në përfundimin e procesit. Që atëherë, në profilin e tyre në Facebook nuk është vërejtur asnjë aktivitet i ri, madje partia nuk ka as faqe interneti ku mund të gjendet Statuti dhe programi. /Alsat.mk