Rinia e Lidhjes Evropiane për Ndryshim në një konferencë për media akuzon BDI-në se po rrënon shtetin për ta mbajt pushtetin.
“Sot Këshilli gjyqësor merr në pyetje kryetaren e Gjykatës Supreme, zonjën e nderuar Besa Ademi, me qëllim që ta shkarkoj atë. Pyesim publikisht: “Me këto veprime, a po bëhet Këshilli gjyqësor Degë partiake e Bashkimit Demokratik për Integrim?!”.
Të rikujtojmë, faji i vetëm i Besa Ademi është që nuk rra në presion të BDI-së për ta falë dhe kthyer Nikolla Gruevskin në Maqedoni si hero.
Domethënë, ata të cilët ja hapen korridorin Gruevskit për të ik në Budapest, po të njejtit deshën t’ia mundësojnë që për interesa të tyre ta kthejnë si hero.
Paramendoni i njejti Këshill gjyqësor skajshmërisht nën ndikim të qarqeve të caktuara politike “dënoi” ose më mirë thënë shpërbleu gjykatësin Enver Bexheti me vetëm 30% të rrogës atëherë kur ai fali Sasho Mijallkovin, ndërsa tani Besa Ademit dëshirojnë t’i hakmerren dhe shkarkojnë vetëm sepse nuk dëgjoi direktivat e tyre për ta kthyer Gruevskin.
Rikujtojmë, zonja Besa Ademi më herët ishte cak i sulmeve të paprecedenta të portaleve nën direktiva të Përparim Bajramit dhe Artan Grubit, të cilat funksionojnë në katin e 6 në zyrat e Artan Grubit.
Ne në këtë betejë jemi bashkë; rinia, opozita e bashkuar, populli, gjyqtarët e ndershëm, faktori ndërkombëtar, ndërsa nga ana tjetër janë rreshtuar politikanët e korruptuar që shpëtimin e vetëm e shofin te Gruevski.
Alarmojmë faktorin ndërkombëtarë dhe të gjitha institucionet e pavarura relevante, të reagojnë sepse kjo është e tepërt”, tha Arbnor Maliqi./KlanMacedonia