Ministria për Punë të Brendshme njofton se me datë 17.01.2024 në Manastir nga ana e punonjësve policorë u privuan nga liria B.A.(20), V.J.(23), G.R.(20), J.D.(20) dhe një i mitur, të gjithë nga Manastiri.
“Gjatë kontrollit në banesën e B.A, i kryer me urdhër të gjykatës, u gjetën V.J.(23), G.R.(20), J.D.(20) dhe i mituri, si dhe pako të shumta me marijuhanë dhe një peshore dixhitale me mbetje të marijuhanës. Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB-ja.